Thaçi: Familjarët e Faton Hajrizit e identifikojnë trupin e pajetë

09 gusht 2024 | 14:13

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka konfirmuar se familjarët e Faton Hajrizit e kanë identifikuar trupin e tij.

Thaçi para mediave tha se rreth orës 13:00 do të bëhet autopsia e të ndjerit dhe pas procedurave do të dorëzohet tek familjarët.

Ai potencoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave është formuar një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryhet autopsia.

“Mbrëmë rreth orës 01:00 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faton Hajrizt. Këtë po e deklarojmë pas urdhëresës që është bërë nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në praninë e mjekut kujdestar…Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave në konsultim me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryhet autopsia. Do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të prokurorit dhe familjarëve…Ne pranojmë urdhëresë nga prokurori, në basë të asaj urdhërese edhe kryejmë autopsinë…Raporti i autopsisë varet, mirëpo trupi i pajetë pas kryerjes së autopsisë mund t’i dorëzohet familjarëve”, tha Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshja kosovare e beach volley, Erind Qalaj dhe Donat Gërguri,…