Rriten çmimet e konsumit në Kosovë

09 gusht 2024 | 14:54

Indeksi i Tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve (IHÇK) të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.2 për qind në korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Inflacioni mujor ishte 0.3 për qind në  korrik 2024, ka njoftuar të premten Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, kjo është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (22.0 për qind); kafe, çaj dhe kakao (7.7 për qind); peshq (7.7 për qind); pije alkoolike (7.2 për qind); pemë (6.3 për qind); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6 për qind); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5.9 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5.6 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (5.6për qind); veshje (4.9 për qind); kujdes personal (4.3 për qind); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3.7 për qind); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (3.6 për qind); bukë dhe drithëra (3.1 për qind); duhan (2.7 për qind); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.1 për qind); prodhime ushqimore (2.1 për qind); shërbime hoteliere (1.9 për qind); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (1.8 për qind); pajisje shtëpiake (1.5 për qind); mish (1.4 për qind); energji elektrike (0.9 për qind) dhe qumësht, djathë dhe vezë (0.3 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 24 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-5.2 për qind) me një ndikim prej (-0.2 për qind) në IHÇK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.3 për qind në korrik 2024, krahasuar me qershorin 2024, për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (8,7 për qind); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2.9 për qind); energji elektrike (2.3 për qind); pemë (1.8për qind); mish (0.7 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-5.7 për qind) me një ndikim prej -0.2 për qind) në IHÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fidajete Ahmetaj shpall te pavlefshme dëftesën e kl Vl -…