Zyrtare: Olmo, lojtar i Barcelonës

09 gusht 2024 | 15:29

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht transferimin e yllit spanjoll, Dani Olmo, nga RB Leipzig. Omo luajti per Dinamo Zagreb e me pas në RB Leipzig. Pas shkëlqimit te klubi gjerman dhe me Spanjën në “Euro 2024”, Barcelona vendosi ta transferojë lojtarin në Camp Nou, duke nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me lojtarin.

“FC Barcelona dhe RB Leipzig kanë arritur marrëveshje për transferimin e Dani Olmos. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030”. “Klauzola e tij e blerjes është vendosur në 500 milionë euro”, thuhet në njoftimin e katalunasve, të cilëve transferimi i lojtarit thuhet se ka kushtuar rreth 62 milionë euro përfshirë bonuset.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në…