Austria vendos të përfundojë furnizimin me gaz nga Rusia në vitin 2027

09 gusht 2024 | 16:14

Koalicioni qeverisës i Austrisë ka rënë dakord të përfundojë furnizimin me gaz rus në vitin 2027 dhe e ka përfshirë atë në strategjinë e re të sigurisë së vendit.

Çështja aktualisht është në fazën e finalizimit, raporton “Moscow Times”.

Një nga arsyet pse Austria ka vendosur të heqë dorë nga gazi rus është se paratë që Moska merr nga shitja e karburantit përdoren për të financuar konfliktin në Ukrainë.

Qeveria austriake beson gjithashtu se varësia nga gazi rus kërcënon ekonominë austriake.

Sipas vlerësimeve të fundit, gazi natyror nga Rusia përbën 80-90 për qind të sasisë totale të gazit në tubacionet austriake. Ministrja austriake e Energjisë, Leonore Gevesler, ka njoftuar në shkurt se synon të shqyrtojë mundësinë e daljes nga kontratat afatgjata midis kompanisë austriake të naftës dhe gazit OMV dhe Gazprom, të cilat janë të vlefshme deri në vitin 2040.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico planifikon të udhëtojë në Korenë…