Hapet segmenti i parë i nënkalimit të ri në Ferizaj, Aliu publikon pamjet

09 gusht 2024 | 23:20

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se të premten mbrëma është përuruar nënkalimi i ri afër Stacionit të Policisë në qytet, një investim madhor që pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe lëvizshmërinë në këtë zonë.

Në një ceremoni të mbajtur në mbrëmje, morën pjesë shumë qytetarë, derisa veturat e bashkatdhetarëve dhe banorëve të Ferizajt ishin të parat që kaluan nëpër segmentin e sapopërfunduar të nënkalimit.

Aliu e vlerësoi këtë projekt si një vlerësim dhe respekt për bashkatdhetarët që ndodhen në vendlindje për pushime, duke e përshkruar nënkalimin si një “dhuratë” për ta.

“Ky degëzim i ri rrugor përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin urban të Ferizajt,” tha Aliu në postimin e tij në Facebook, duke shtuar se nënkalimi i ri do t’i japë qytetit një pamje më moderne dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Projekti i nënkalimit është një nga investimet kryesore në infrastrukturën rrugore të qytetit dhe pritet të luajë një rol kyç në zhvillimin e mëtejshëm urban të Ferizajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stina e verës është ajo periudha kur shumica e kosovarëve…