Pamje të rënda nga aksidenti mes tre makinave në autostraden “Ibrahim Rugova”

09 gusht 2024 | 23:26

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Bajram Krasniqi.

Krasniqi po ashtu tregoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

Nga pamjet shihet se ka dëme të mëdha materiale edhe në vetura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muharrem Bobaj, ish- i burgosur politik, ka rrëfyer për tri…