Shkuan t’i dalin në ndihmë kolegut, lëndohen edhe tre policë në Gjakovë

11 gusht 2024 | 10:10

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:15 në Gjakovë në rrugën “Ganimete Tërbeshi”, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Organet e rendit njoftojnë se në vendin e ngjarjes janë hasur dy të dyshuar të cilët dyshohet që e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull, zyrtar policor i cili kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër.

Mirëpo gjatë arrestimit të dyshuarit kanë shfaqur rezistencë dhe kanë pësuar lëndime edhe tre zyrtarë policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuari meshkuj kosovar janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër kosovare është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar”…