Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ja pesëshja më e mirë në basketboll

11 gusht 2024 | 11:27

Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u stolisën me medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi mposhti Francën në finale me rezultat 98:87.

Tashmë është bërë publike edhe pesëshja më e mirë e këtij turneu.

Aty bëjnë pjesë: Dy basketbollistë nge ShBA-ja, Stephen Curry dhe Lebron James, një nga Franca, Victor Wembanyama, një nga Serbia Nikola Jokiq, dhe një nga Gjermania Dennis Schroder.

Po ashtu është zgjedhur edhe trajneri më i mirë.

Ky epitet i takon atij francez Vincent Collet, i cili udhëhoqi skuadrën drejt medaljes së argjendtë.

Kurse MVP i kësaj gare u zgjodh Lebron James.

James ka një mesatare prej 14.2 pikë, 6.8 kërcime dhe 8.5 asistime, gjatë garave të olimpiadës në basketboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidentja e ShBA-së Kamala Harris ka dënuar humbjen e jetës…