Për medaljen e dytë olimpike të Shqipërisë, Edi Rama: Kush di të gëzohet le të gëzohet

11 gusht 2024 | 13:04

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të njohur “Ja edhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë”, duke vijuar me mesazhin e tij se “Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve”

Rama ka ironizuar sakaq Berishës, duke u shprehur se “Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”.

Rama reagoi edhe ndaj të gjithë atyre që thonë se medalja e parë olimpike ka qenë e peshëngritësit Ymer Pampuri në Mynih 1972.

Rama ndan postimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që në postimin e tij të mbrëmshëm dhe në tabelën e tij të medaljeve në historinë e lojërave olimpike thekson se bronzi i Valiev ishte medalja e parë olimpike për Shqipërinë, pasi medalja e Ymer Pampurit nuk është medalje olimpike, por është medalja e artë në stilin përkatës në kampionatin botëror.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të njohur “Ja edhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë”, duke vijuar me mesazhin e tij se “Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve”.

https://www.facebook.com/share/p/hMXdTGYWRjsyjEyf/?mibextid=oFDknk

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat ukrainase kanë raportuar se forcat e Kievit kanë hyrë…