![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/08/dheu-i-bardhe.jpg)
Zvogëlohen pritjet kufitare
11 gusht 2024
| 16:51
Pritjet kufitare janë zvogëluar, për dallim me përditësimin që u publikua orë më parë.
Për momentin pritjet për dalje nga Kosova nga pika kufitare në Merdarë zgjasin 10-20 minuta, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Situatë e ngjashme është edhe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët për të dalë nga aty presin deri në 10 minuta – periudhë kjo e njëjtë me atë të Jarinjes, dhe të Bërnjakut.