‘Kamishi’ për Faton Hajrizin: Shqiptari i parë që vrau polic serb në territorin e Serbisë

11 gusht 2024 | 17:50

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, bashkë me mijëra qytetarë të Kosovës, ia kanë dhënë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit në Klinë të Ulët, këtë të diele.

Për Hajrizin është organizua një ceremoni madhorë e varrimit, ku rruga deri të vendi ku do të pushojë përgjithmonë ai, u kthye në kolona të stërgjatura.

Ndërkaq, deputeti është shprehur se i ndjeri ishte personi i parë që shkoi nga Kosova dhe vrau policët serbë në Serbi, pasi sipas Haxhiut, deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë.

“Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit, së bashku me mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit. Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Sipas Serbisë, Faton Hajriziu vra më 19 korrik të këtij viti, i cili dyshohej, përsëri sipas Serbisë, që vrau një polic serb e një tjetër e plagosi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite urdhëroi të dielën evakuime të reja në jug…