Policia gjatë vikendit konfiskon dy armë në rajonin e Mitrovicës

12 gusht 2024 | 10:03

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit ka konfiskuar dy armë në rajonin e Mitrovicës.

Në njoftim thuhet se, paraprakisht policia në Vushtrri, kishte pranuar informatë për të shtëna në fshatin Doberllukë, ku në atë lokacion kishte aheng familjar teksa është konfiskuar një armë, raporton teve1.info

“Me datën 10.08.2024, policia në Vushtrri ka konfiskuar një armë zjarri, ku paraprakisht kishte pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Doberllukë, njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin ku kishte pasur të shtëna, ku në atë lokacion kishte një aheng familjar, si prove materiale është konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Mitrovicë policia gjatë një kontrolli të një veture ka gjetur një armë, dy karikator dhe 9 fishekë.

Policia e Kosovës ka arrestuar S.XH, 58-vjeçar dhe G.Z, 39-vjeçar, ku pas procedurave S.Xh, i është caktuar masa e ndalimit ndërsa G.Z është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndërsa me datën 12.08.2024, rreth orës 03:00 policia në Mitrovicë gjatë një pike kontrolli, në rrugën “Isa Boletini’’ gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur një armë zjarri të llojit pistoletë, dy karikator dhe 9 fishekë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale. Personat e dyshuar S.Xh., 58 vjeçar dhe G.Z., 39 vjeçar, janë arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit, të dyshuarit te parë i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se ndaj S.Xh, është inicuar rasti për veprat penale “Përdorim i armës” dhe  ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”, ndërsa të dyshuarit të dytë, G.Z., 39 vjeçar i është iniciuar rasti për veprën penale, “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Marrëveshja e Ohrit është njëra ndër katër marrëveshjet…