Stuttgarti, gati ta rrëmbejë Brojën

12 gusht 2024 | 12:08

Sulmuesi Armando Broja ka përfunduar në ekipin e të rinjve tek Chelsea, duke e detyruar që tashmë të nis kërkimin për një skuadër të re. Për 22-vjeçarin ka dalë në skenë një ofertë interesante nga Stuttgart në Bundesligë.

“Sky Sport De” ka raportuar se Stuttgarti ka nisur zyrtarisht negociatat me Chelsean dhe është duke kërkuar huazimin e Brojës.

Stuttgarti është një mundësi shumë interesante, pasi do të jetë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ende nuk ka një përgjigje nga Chelsea, që më herët refuzoi një shumë prej 32 milionë eurosh nga Evertoni për sulmuesin kuqezi. Pritet që kjo javë të jetë vendimtare për të ardhmen e Brojës, pasi ka interesim edhe nga Juventusi dhe Milani në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën rreth orës 19:25 është raportuar për një zjarr…