Roma e dëshiron Zhegrovën në vend të Dybalas

12 gusht 2024 | 12:14

Ylli i Kosovës në futboll, Edon Zhegrova mund të transferohet në Serie A.

Pas Milanit, garës për transferimin e Zhegrovës i ka hyrë edhe Roma. “Corriere della Sera” raporton se Zhegrova shihet si zëvendësues i Paulo Dybalas.

Sulmuesi argjentinas e ka marrë një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite: 2 vjet kontratë me 20 milionë euro rrogë në vit në klubin e kontrolluar nga fondi PIF. Në rast se ish-futbollisti i Palermos e Juventusit përfundon në Saudi Pro League, atëherë do t’i hapej rruga futbollistit të Lillet të përfundojë në kryeqytetin italian.

25-vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë, ndërsa ofertat për të nga Anglia, Italia, Spanja e Gjermania nuk kanë munguar në vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka apeluar qytetarët që gjatë ditëve…