Morena Taraku tregon përmes fotove se është e dashuruar

12 gusht 2024 | 12:26

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, duket se ka gjetur dashurinë.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet me anë të disa postimeve që ka ndarë së fundmi në rrjete sociale.

Ajo ditë më parë zbuloi për ndjekësit se është befasuar me disa trëndafilë të llojeve të ndryshme.

Këtë herë, bukuroshja shihet duke lëvizur nëpër oborrin e shtëpisë së saj në Turqi, gjersa i bën edhe një dedikim.

“E qeshura me të është ndryshe”, ka shkruar artistja.

31-vjeçarja nga ana tjetër nuk ka zbuluar identitetin e personit që ia ka vjedhur zemrën.

Morena prej vitesh është zhvendosur në Turqi, ku edhe ka lënë më anash projektet muzikore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e kaluar në Ferizaj janë raportuar 85 aksidente trafiku,…