Presidenti: FSK-ja është krenaria e kombit

29 shtator 2018 | 15:17

Presidenti Hashim Thaçi në adresimin e tij para pjesatarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Kazermën “Adem Jashari” ka thënë se FSK-ja është krenari e çdo qytetari të Kosovës.

Presidenti ka thënë se FSK-ja ka arritur në pikën që të bëhet ushtri.

“Në muajt në viijmë në Kuvendin e Kosovës do të miratohen tri ligjet për FSK-në. Deri këtu kemi arritur partneritet me ShBA-në dhe NATO-n”, ka thënë ai.

“Kjo forcë është dhe do të mbetet krenaria e kombit. Do të jetë ushtri multietnike e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestës së thirrur nga ta, tani janë bashkuar edhe partia…