Kosova përgëzohet për medaljet Olimpike në ‘Paris 2024’

12 gusht 2024 | 15:35

Federata Ndërkombëtare e Xhudos dhe Federata Evropiane e Xhudos i kanë dërguar urimet e tyre zyrtare për suksesin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka uruar kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka për fitoret e dy medaljeve olimpike.

“Puna dhe aftësia juaj e palodhur kanë bërë që të fitoni 1 medalje të argjendtë dhe 1 bronz për Kosovën gjatë Lojërat Olimpike Paris 2024…Shpresojmë që këto arritje të frymëzojnë brezin e ri, duke shërbyer si modele dhe duke kontribuar në zhvillimin dhe njohjen e xhudos në mbarë botën”, thuhet ndër të tjerash në letrën zyrtare nga presidenti Marius L. Vizer, drejtori i përgjithshëm Vlad Marinescu dhe sekretarja e përgjithshme Lisa Allan të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Ndërkaq edhe presidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Laszlo Toth ka përgëzuar Federatën e Xhudos të Kosovës për arritjet e suksesshme në Olimpiadë këtë vit.

“Ky sukses në Lojërat Olimpike tregon talentin dhe shpirtin e jashtëzakonshëm brenda federatës suaj. Unë vlerësoj thellësisht përpjekjet tuaja në promovimin dhe avancimin e sportit tonë, duke kontribuar ndjeshëm në prestigjin e xhudos në skenën evropiane dhe botërore.”, ka thënë ndër të tjerash në letrën e tij Toth.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Mustafë Xhemaili NJË HYRJE PËR POEZINË E LULZIM TAFËS…