Kjo është shuma e parave që do ta marrin dy medalistët e Shqipërisë

12 gusht 2024 | 15:54

Shqipëria shkroi historinë në Lojërat Olimpike të Parisit, teksa dy mundësit tanë fituan medaljet e bronzta, duke dhuruar emocione të forta dhe përfunduar kështu pritjen prej gati 50 vitesh të vendit tonë, për marrjen e një medaljeje.

Por cila do të jetë shpërblimi financiar që do të përfitojnë dy sportistët shqiptarë?

Sipas legjislacionit shqiptar, bazuar në suksesin e arritur në Lojërat Olimpike të Parisit, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev do të përfitojnë secili nga 50 milionë lekë të vjetra, për medaljet e fituara në këtë eventiment, shkruan BallkanWeb.

Kujtojmë që shpërblimi për fitimin e medaljes së arit është në vlerën 100 milionë lekë, ndërsa për medaljen e argjendtë, 70 milionë lekë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Kroacia kanë një traditë të shkëlqyeshme të bashkëpunimit…