Tronditet Napoli, Chelsea kërkon 43 milionë euro për Lukakun

12 gusht 2024 | 16:14

E ardhmja e Romelu Lukakut është ende e paqartë, edhe pse largimi i tij nga Chelsea është mëse i sigurt. Sulmuesi belg ka oferta të shumta kryesisht nga Arabia Saudite, por ai ka refuzuar të transferohet në Lindjen e Mesme.

Aston Villa ka arritur marrëveshje me Chelsean, por belgu ka refuzuar edhe transferimin në Villa Park pasi dëshira e tij e vetme është Napoli. Lukaku dëshiron të rikthehet në Itali pas një viti të kaluar si i huazuar te Roma dhe tanimë i ka dhënë fjalën trajnerit Antonio Conte se do t’i bashkohet te Napoli. Megjithatë Chelsea nuk po heq dorë lehtë për Lukakun, pasi tanimë i ka bërë të qartë Napolit se nëse e duan sulmuesin belg duhet të paguajnë 43 milionë euro.

“Calciomercato” ka raportuar se kërkesat e Chelseat për Lukakun kanë tronditur drejtuesit e Napolit. Megjithatë dy klubet po vazhdojnë bisedimet dhe mund të arrihet një marrëveshje, pasi Chelsea po kërkon transferimin e Victor Osimhen nga Napoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit (Kryeministri) i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, deklaroi…