Bajqinovci jep lajmin e madh: Hapet një barnatore e re në veri të Mitrovicës

12 gusht 2024 | 23:10

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se afaristi shqiptar Idriz Sadiku ka hapur një barnatore të re në veri të Mitrovicës, përballë përmendores së “Car Llazarit”, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një hap i madh për rikthimin dhe kontributin e shqiptarëve në këtë pjesë të rëndësishme të vendit tonë.

Postimi i tij i plotë: 

Një hap tjetër drejt integrimit dhe bashkëjetesës!

Afaristi shqiptar Idriz Sadiku ka hapur një barnatore të re në veri të Mitrovicës, përballë përmendores së “Car Llazarit”. Ky është një hap i madh për rikthimin dhe kontributin e shqiptarëve në këtë pjesë të rëndësishme të vendit tonë.

Suksese dhe shpresojmë që kjo barnatore të sjellë shërbime cilësore për të gjithë banorët e zonës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani mund të kryejë sulme “domethënëse” ndaj Izraelit gjatë kësaj…