Rëndohet situata në Prevallë: Zjarri u afrohet zonave të banimit

12 gusht 2024 | 23:44

Situata me zjarret duket se është vështirësuar mbrëmjen e sontme në Prevallë të Prizrenit.

Të paktën kështu tregojnë pamjet, shkruan klan kosova.

Aty shihet teksa flakët iu kanë afruar zonave të banimit.

Madje thuhet se në ato zona nuk ka asnjë njësi të zjarrfikësve.

Prevalla ka disa javë që po përballet me zjarre të mëdha.

Për të shuar ato është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selatin Novosella, ish-i burgosur politik, ka rrëfyer në emisionin “Debat…