Qeveria hungareze e vendos Kosovën në hartë si pjesë të Serbisë

12 gusht 2024 | 23:58

Hungaria e cila e ka njohur Kosovën në vitin 2008 si shtet i pavarur, tani ka filluar ta paraqes si shtet brenda hartës territoriale të Serbisë.

Balazs Orban, shefi i kabinetit të kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka shpërndarë një hartë të medaljeve olimpike të fituara nga shtetet e Ballkanit dhe aty pjesa e Kosovës është e vendosur nën pjesën e Serbisë.

Gjithashtu, medaljet e fituara nga Kosova nuk janë të numëruara fare, mirëpo vetëm medaljet e Serbisë dhe shteteve të tjera.

“Nuk nevojiten fjalë – numri i medaljeve olimpike në rajon”, shkroi Orban në platformën e tij “X”.

Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Harta e medaljeve olimpike të qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv”, shkroi ai në platformën “X”.

“Vendi i merituar i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe këtu për të qëndruar. Më mirë fat herën tjetër me gjeografinë”, shtoi.

Kosova është renditur e 73-ta në Paris, pasi ka fituar dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Sportistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dolën në vendin e parë të listës së vendeve të cilët morën më së shumti medalje të arta.

SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, e gjithsej 126 medalje të fituara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas arrestimit të biznesmenit kosovar me pasaportë malazeze, Naser Ramaj,…