Sot publikohet raporti për stabilitetin e Urës së Ibrit

13 gusht 2024 | 08:28

A është mjaftueshëm stabile Ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve pritet të dihet sot përmes një raporti të përpiluar nga kompania që ka bërë matjet dhe testimet e urës.

Raporti pritet së pari t’i dorëzohet Ministrisë së Infrastrukturës, zëvendësministri Hysen Durmishi. Ai dje tha se raporti del sot.

“Nesër del raporti. Na e dërgon kompania, e na (Ministria) e publikojmë”- tha Durmishi dke për Kallxo.

Më 08.08.2024 Durmishi kishte thënë për media se brenda dy-tri ditëve e presin raportin final pas testimeve dhe matjeve në Urën e Ibrit.

“Ka qenë me procedurë të përshpejtuar. Pak kompani kanë pajisje të tilla për matjen e stabilitetit të urës. Janë përfunduar të gjitha procedurat, është nënshkru kontrata, kemi fillu punimet dhe besoj që sot përfundon testimi, brenda dy-tri dite e presim raportin final”, kishte thënë Durmishi.

Nesër bëhen një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit, të cilën po mëtojnë ta hapin së shpejti autoritetet kosovare, anipse po kundërshtohet nga faktori ndërkombëtar.

Pas matjeve dhe testimeve me automjete të rënda, që ca ditë janë duke u ngjyrosur muret e Urës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin…