Zjarr afër Aeroportit në Prishtinë – 20 vetura të përfshira nga flakët

13 gusht 2024 | 11:20

Një zjarr i shfaqur rreth orës 01:30 afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke lënduar edhe një person.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nga zjarri kanë qenë të përfshira 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi që merret me qiradhënie veturash.

Gjithashtu një person është lënduar teksa janë shkaktuar dëme materiale.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi që merret me qiradhënje veturash. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale” , ka thënë Ahmeti për teve1.info

Ahmeti bëri me dije se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

E pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse Ahmeti theksoi se po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari kosovar, Genc Nuza, do të referojë edhe një ndeshje…