Në prag divorci? Jennifer fotografohet pranë banesës së Ben

13 gusht 2024 | 14:47

Teksa po përflitet shumë për një divorc të mundshëm mes tyre, Jennifer Lopez vizitoi shtëpinë e Ben Affleck pasi mori djalin e tij, Samuelin, për të kaluar një ditë ndryshe.

Pasditen e së dielës, paparacët e kapën Lopez duke mbërritur e vetme në pronën e Affleck në Kaliforni, ku ajo qëndroi për gati pesë orë.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme kishte veshur një bluzë të bardhë, të cilën e shoqëroi me atlete, një çantë të vogël, një palë vathë dhe syze dielli.

Ajo mbante flokët e saj ngjyrë karamel të lëshuara dhe kishte një grim minimal.

Shoferi i këngëtares, i cili e kishte lënë atë më herët gjatë ditës, u kthye për ta marrë rreth orës 20:00, por Lopez nuk doli nga shtëpia deri rreth orës 21:45.

Megjithëse martesa e saj me Affleck përflitet se është drejt divorcit, ata duket se po i vënë fëmijët e tyre në radhë të parë.

Lopez ka binjakët Emme dhe Max, 16 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony, ndërsa Affleck ka fëmijët Violet, 18, Seraphina, 15 dhe Samuel, 12, me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.

Rreth mesditës të së dielës, fotografët vunë re Lopez dhe Emme duke mbërritur në shtëpinë e Garner, që ndodhet gjithashtu në Brentwood.

Dyshja hynë brenda dhe rreth 15 minuta më vonë, fituesja e Grammy doli me Samuelin, i cili ishte veshur me një bluze të kaltër, xhinse të zeza dhe atlete.

Lopez dhe Samuel më pas shkuan në një dyqan, gjatë së cilës u panë duke ecur së bashku. Në një moment Samueli bëri edhe një foto me fansat.

Spekulimet se Ben dhe Jennifer po shkojnë drejt divorcit filluan në fillim të majit pasi aktori-regjisori, 51 vjeç, nuk e shoqëroi gruan e tij në Met Gala. Më pas ata kaluan pjesën më të madhe të verës të ndarë, duke përfshirë përvjetorin e dytë të martesës së çiftit dhe ditëlindjen e saj.

Sa i përket rezidencës së tyre martesore në Beverly Hills, pasuria është ende në treg, por kjo nuk e ka penguar Affleck-un të blejë një banesë në Pacific Palisades.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka vendosur të mos…