Gjergj Dedaj rikthehet në Shkup, shoqërohet nga Sali Bislimi

13 gusht 2024 | 15:30

Ish-ambasadori i Kosovës së Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, i shoqëruar nga veprimtari Sali Bislimi,  ka qëndruar të martën në Shkup ku është takuar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ish-kryeministrin Talat Xhaferi dhe përfaqësues të tjerë të partive politike me rastin e 23-vjetorit të marrëveshjes së Ohrit.

Dedaj ka bërë me dije se në shënimin e kësaj marrëveshje historike kanë marrë pjesë me ftesë të Frontit Evropian.

“Serish në Shkup, rikthimet janë kod i Gjergj Kastriotit! Me rastin e 23-vjetorit të marrëveshjes historike të Ohrit, të nënshkruar më 13 gusht 2021, ndërmjet forcave kryesore politike maqedonase dhe shqiptare, me ndërmjetësimin e ShBA-së dhe BE-së, i shoqëruar nga veprimtari Sali Bislimi, morëm pjesë në këtë festë të madhe të Frontit Evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kishim nderim të takojmë liderin Ali Ahmeti, pastaj Talat Xhaferin, Artan Grubin, Zijadin Selen, Bujar Osmanin dhe shumë deputetë, ish-ministra dhe kryetar të komunave të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i sezonit të ri të Premier Ligë është tani…