Kastrati i PDK-së: Ky pushtet kriminelësh edhe këtë shtator vendosi ta vazhdojë dhunën ndaj nxënësve dhe prindërve

13 gusht 2024 | 15:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati pas vendimit të MAShTI-it që do t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë se ky pushtet “kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë shtator”.

Në një postim në “Facebook”, Kastrati ka thënë se Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Nagavcin për tekstet.

Sipas Kastratit, prindërit e nxënësit do të “dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit”.

“Ky pushtet kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë shtator. Prindërit e nxënësit do të dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit. Ne si Komision Hetimor do ta vazhdojmë punën në shtator. Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Nagavcin për tekstet”, ka shkruar Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e…