KRU “Gjakova”: Për shkak të keqpërdorimit, konsumatorët nuk kanë ujë as për pije

13 gusht 2024 | 15:43

Kompanie Regjionale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka bërë apel që uji i pijes mos të shfrytëzohet për ujitje të arave, larje të automjeteve dhe pastrim të rrugëve e trotuareve, pasi sipas kësaj kompanie ka konsumatorë që për shkak të keqpërdorimit nuk kanë ujë as për pije dhe nevoja elementare higjienike.

“Uji i pijes nuk duhet të shfrytëzohet për ujitje të arave, larje të automjeteve dhe pastrim të rrugëve dhe trotuareve, sepse ka konsumatorë që për shkak të keqpërdorimit nuk kanë ujë as për pije dhe nevoja elementare higjienike. Kursejeni ujin gjatë ditëve të nxehta”, është thënë në apelin e KRU “Gjakova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni eKesco tashmë ka përdorim masiv te popullata kosovare. Numri…