Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

13 gusht 2024 | 16:48

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet

14.08.2024

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prizren

1.

TS 110/35/10 kV Prizreni 1

Nga dalja 10 kV Ortakolli 2 do të ndërprehet:

TS 10/04kV Durmishi Asllani V (kodi: 30000003006) prej orës 07:30 deri në ora 14:30

Vendet: rr.Enver Hadri.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- energjizimi i trafostacionit të ri.

Prishtinë

1.

TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga dalja 10 kV Dalja nr 2 PR7 do të ndërprehet:

TS 10/04kV Florin Krasniq (objekti banesor) (kodi: 19000073320) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Objekti në rr.Mehmet Gradica.

Arsyeja: Ndërrimi i kokave në kthinën e ardhjes.

2.

TS 110/10(20)kV Prishtina 7

Nga dalja 10 kV J06 dalja nr.4 Pr7 do të ndërprehet:

TS 10/04kV NP. Besa Comerce (kodi: 19000075023) prej orës 11:00 deri në ora 12:00

Vendet: 332.Ahmet Gashi a c-BLL-A-VIII-36.

Arsyeja: Rregullimi i kokës në kabllon 20kV prej trafofushe në transformator.

3.

TS 110/10(20)kV Prishtina 3

Nga dalja 10 kV Nr.14 Arbëria, Sarajeva-I.Krasniqi do të ndërprehet:

TS 10/04kV TS Arbëria 10 (kodi: 12000008058) prej orës 08:00 deri në ora 09:00

Vendet: rr.24 Maji.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e kabllove brenda në trafoblindë.

4.

TS 35/10kV Koliqi

Nga dalja 10 kV Keqekolla-Hjakobilla do të ndërprehet:

TS 10/04kV TS Demolli (kodi: 14016004067) prej orës 09:30 deri në ora 14:00

Vendet: fshati  Gllogovicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, premontim në shtylla 0.4kV.

15.08.2024

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Ferizaj

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Sllovia (kodi: 41000003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Dobratinë Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gaçkes (kodi: 40042002) prej orës 09:30 deri në ora 14:30

Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik,Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizniset private.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim i shtyllave dhe ndërrim i izolatorëve.

Prishtinë

1.

Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet:

Dalja 10kV Orllani (kodi: 14015002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Gjilan

1.

Nga TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10kV Strezovci (kodi: 62000005) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagjja Çamëria, Ujësjëllsi, Kollarët, Malësia), Moqari i Ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë dhe Rahovicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Tërrnavci (kodi: 74000012) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Kline e Ulët, Tërnavc dhe Kuçicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Pejë

1.

Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Radavci (kodi: 50000004) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Novosellë, Radavc, Brestovik, Dogna, Jabllanica e Madhe dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci,

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, bartje, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

15.08.2024

Punime në projekte investive

Gjakovë

1.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Dobroshi (kodi: 80080007) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovinë,  Dobrosh, Hereç,  Molliq, Nivokaz, Osek Hilë (një pjesë), Pacaj, Skivjan (një pjesë), Stubull; rrugët: Dedë Gjon Luli (një pjesë), Pashko Vasa, Lekë Dukagjini

Arsyeja:  Projekte investive, vendosja e konzollave për kabllon XHE 48/0-A 3x1x70/16mm².

15.08.2024

Punime nga palët e treta

Prizren

1.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV J18 Ushtria e Kosovës (kodi: 31000018) nga ora 11:00 deri në ora 16:00

Vendet: Ushtria e Kosovës, periferi Tranziti dhe rr. Ukë Bytyqi.

Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas  pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Punimet në rrjet, linku: https://www.keds-energy.com/shq/punimet-ne-rrjet/njoftohu-per-punime-ne-rrjet/

Harta e punimeve në rrjet, linku: https://outage.keds-energy.com/Main.aspx?lan=al&trh=

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

14 gusht13:28

Zyrtarja në konflikt interesi me Artmotion e Kujtesa, u përfshi në hetimet e AKRK-së ndaj Devolli Corporation Kaltrina Sela, nënkryetare e Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKRK), është përfshirë direkt në rastin e hetimeve të nisura ndaj dy operatorëve, Devolli Corporation dhe Kujtesa, anipse familjarë të saj të ngushtë kanë marrëdhënie biznesi me këto dy kompani, për çka Agjencia Kundër Korrupsionit kishte nxjerrë vendim për konflikt interesi. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKRK) në fillim të këtij viti pati njoftuar se ka nisur hetime ndaj dy operatorëve ekonomik në sektorin e kabllorëve në Kosovë, ndaj Devolli Corporation dhe Kujtesës. Kjo procedurë hetimore ishte nisur për mospërmbushjen e detyrimit ligjor për njoftimin e përqendrimit nga dy kompanitë në fjalë dhe marrëveshjeve të fshehta mes tyre, gjë që ndalohet me ligjet e Kosovës. Sipas njoftimit nga Autoriteti i Konkurrencës, mbi dyshime të bazuara, këto dy kompani kanë realizuar transaksione të aksioneve në tregun e telekomunikimit dhe kabllorëve në territorin e Kosovës, pa e paraqitur njoftimin e përqendrimit përkatës sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës pranë Autoritetit. Përveç nisjes së tanishme të hetimeve më të thella për këtë procedurë, këto dy kompani kanë qenë nën monitorimin e Autoritetit të Konkurrencës edhe gjatë viteve të kaluara për lëndë të ndryshme, nën mbikëqyrje edhe të Nënkryetares së Komisionit të AKRK-së, Kaltrina Sela, e cila qe një vit e më tepër është konstatuar se është në konflikt interesi me të kompanitë në fjalë. Me hapjen e rasteve të para për Artmotion dhe Kujtesa Net gjatë vitit të kaluar, Kaltrina Sela, e cila mban këtë pozitë që nga qershori i vitit 2022, në fillim të vitit 2023 – i ishte drejtuar personalisht Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit me një kërkesë për opinion ligjor lidhur me shqyrtimin e gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit për përfshirjen e saj në komisionin ku do të vendosej për lëndën ndaj ArtMotion dhe Kujtesa. Kjo pasi siç ka deklaruar ajo, nëna e saj ka pasur dhe ka lidhje biznesore private me të dyja këto kompani gjatë viteve të fundit. Në dokumentet që ka siguruar Buletini Ekonomik, Sela teksa i drejtohet kësaj agjencie thotë: “Në AKRK është hapur rast për kompanitë Kujtesa dhe Artmotion, arsyeja pse po ju drejtohem me këtë kërkesë është se familjarët e mi të afërt, prindi (nëna) me këto dy kompani ka zhvilluar aktivitet biznesi, më saktësisht shitje të mallrave, andaj ju lutem të sqarohet rreth ekzistimit ose jo të konfliktit të interesit pjesëmarrja ime në vendimmarrje në Komision të AKRK-së për këtë rast”. Kësaj shkrese të nënkryetares Sela i është përgjigjur Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) në Kosovë më datë 25 prill të 2023, ku konstaton se pjesëmarrja e znj. Sela në vendimmarrje në rastet e hapura për Kujtesa dhe Artmotion, paraqet konflikt të interesit në ushtrimin e funksionit publik, për shkak se një familjar i afërt i saj (nëna) me këto dy kompani ka zhvilluar aktivitet biznesi. Gjithashtu, me këtë rast APK-ja kishte kërkuar nga znj. Sela që ajo të bëjë edhe vetë/deklarimin paraprak të ekzistencës së interesit privat dhe të tërhiqet nga vendimmarrja, sipas neneve përkatëse të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit. Pas konstatimit të konfliktit të interesit, Sela vazhdon me vendime që bien ndesh me vendimet e APK-së Përkundër opinionit ligjor të lëshuar nga APK-ja me kërkesë të vet nënkryetares Sela një vit më parë, edhe pse ajo ishte vetëpërjashtuar nga vendimmarrja më datë 20 mars kur edhe ishte mbajtur një diskutim brenda Autoritetit të Konkurrencës rreth fillimit të hetimeve për rastin e përqendrimit të palejuar/pa notifikuar nga Devolli Corporation dhe Kujtesa, më datë 21.03.2024, pra vetëm një ditë pas vetëpërjashtimit, ajo ka marrë pjesë në votim në rastin e pranimit të kërkesës për dorëzim/përqendrimin nga kompania Devolli Corporation dhe Kujtesa Sh.p.k. Buletini Ekonomik ka siguruar opinionin ligjor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ku thuhet qartë se “APK-ja vlerëson se përfshirja juaj në vendimmarrje si pjesë e Komisionit të AKRK-së, me rastin e trajtimit të rastit të hapur (në AKRK) për kompanitë e sipërpërmendura, me të cilat kompani, personi i afërt i juaji (nëna), ka zhvilluar aktivitet biznesi, bie ndesh me dispozitat e sipërcituara të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, prandaj me këtë rast ju duhet të bëni (vetë)deklarimin paraprak të ekzistencës së interesit privat dhe të tërhiqeni nga kjo vendimmarrje konform nenit 17 dhe nenit 19, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.” Interesi privat, sipas nenit 3 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, nënkupton çfarëdo përparësie për personin zyrtar, familjen e tij, të afërmit, miqtë dhe personat apo organizata me të cilat ai ka pasur apo ka marrëdhënie afariste. Megjithatë, nënkryetarja Sela përkundër këtij vendimi dhe përkundër Ligjit prapë ka votuar për rastin e kompanive në fjalë. Ligji në Kosovë përkufizon konfliktin e interesit si “situatë kur një zyrtar publik ka një interes personal që mund të ndikojë ose duket se mund të ndikojë në ushtrimin e paanshëm dhe objektiv të detyrave të tij publike”. Buletini Ekonomik ka siguruar edhe një opinion të brendshëm të Autoritetit të Konkurrencës, i cili konstaton njësoj për zyrtaren në fjalë që është në konflikt interesi direkt me kompanitë Devolli Corporation dhe Kujtesa dhe në detaje përshkruan pjesëmarrjen e saj në vendimmarrje. Sipas këtij opinioni të brendshëm, Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik parasheh se në rast se një anëtar i familjes është pjesë e një ndërmarrjeje ose biznesi, mund të paraqesë një konflikt të interesit kur një anëtar tjetër i asaj familjeje duhet të marrë vendime si pjesë e një institucioni në Republikën e Kosovës. Pjesë e dosjes së Autoritetit të Konkurrencës për këtë rast, janë tri biznese, për të cilat dyshohet se nënkryetarja Sela ndodhet në konflikt interesi dhe që ka lidhje biznesore (familjare) me kompanitë Artmotion dhe Kujtesa. Këto biznese janë: Higlo M.S Sh.P.K (në pronësi të nënës së saj), Ekoinvest (biznes i dajës së saj) dhe Botek (deri në mars 2024 në pronësi të vëllaut të saj), të cilat aktivitetin kryesor e kanë tregtinë me shumicë të makinerive dhe pajisjeve të tjera për zyre, instalime kompjuterike, instalime elektrike, aktivitete të telekomunikimit, tregti me pajisje audio dhe video etj., që të gjitha pra në pronësi të familjarëve të ngushtë të nënkryetares Sela. Dhe për këtë APK-ja e saktëson rrezikun për vendimet të tilla. “Në këtë situatë, ekziston rreziku që vendimet e personit në institucion të ndikojnë në mënyrë të papërshtatshme në interesat e ndërmarrjes ku anëtari i familjes është i punësuar, duke shkaktuar një përzierje të interesave personale dhe publike”, thuhet në opinionin ligjor të tyre. Brenda këtij opinioni sqarohet se si në kundërshtim më shkresën e APK-së të datës 25.04.2023, Sela ka marrë pjesë në votim më datë 21.03.2024 në rastin e pranimit të kërkesës për dorëzim/përqendrimin nga kompania Devolli Corporation dhe Kujtesa, për të cilat Autoriteti i Konkurrencës ka filluar hetime në lidhje me lejimin e përqendrimit, edhe pse e njëjta në takimin e mbajtur më datë 20.03.2024 është vetëpërjashtuar nga vendimmarrja në rastin e diskutimit të Draft Raportit dhe propozim konkluzionit për rastin e përqendrimit të palejuar/pa notifikuar nga Devolli Corporation dhe Kujtesa Net, duke deklaruar se konsideron që është në konflikt të interesit me këto dy kompani sipas shkresës së APK-së të vitit të kaluar. “Si përfundim, veprimet e znj. Kaltrina Sela me rastin e pjesëmarrjes në votim në rastin e pranimit të kërkesës për dorëzim/përqendrimin nga kompania Devolli Corporation dhe Kujtesa Sh.p.k, për të cilat Autoriteti i Konkurrencës ka filluar hetim në lidhje me lejimin e përqendrimit, konsiderojmë që paraqesin konflikt të interesit konform nenit 17 dhe nenit 19, paragrafi 1 nën paragrafit 12 të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet tutje në këtë opinion të brendshëm. Buletini Ekonomik ka provuar të marrë përgjigje zyrtare edhe nga Autoriteti i Konkurrencës lidhur me veprimet e nënkryetares së Komisionit dhe procedurën e ndjekur nga Autoriteti pas konstatimit të konfliktit të interesit të zyrtarit publik, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje. Gjithashtu, Buletini ka insistuar edhe direkt te nënkryetarja Sela, në të gjitha format e komunikimit, të marrë një version të saj rreth kësaj çështjeje, mirëpo e njëjta pasi thotë se do t’ju lajmërohem më vonë, më nuk ka hapur as telefonin dhe nuk është përgjigjur as me shkrim fare, përkundër adresimeve të shumta nga redaksia./Buletini Ekonomik/

Të fundit
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka përcjellë kryeministrit të…