Pas paralajmërimit për padi, portali boshnjak largon emrat e dy medieve në Kosovë nga artikulli që e transmetoi ‘RTK’-ja

13 gusht 2024 | 17:04

E vërteta po del në shesh. Lajmi i rrejshëm i para 22 ditëve në portalin boshnjak, Slobodna Bosna, se dy media të Kosovës financohen nga Serbia, tashmë është demantuar.

Pas shumë reagimeve vendore e ndërkombëtare për lajmin e rrejshëm të cilin e transmetoi edhe Radiotelevizioni i Kosovës, çdo gjë po shkon drejt qartësimit.

Pas paralajmërimit për padi nga gazeta Nacionale, portali boshnjak Slobodna Bosna, e ka bërë ndryshimin e komplet artikullit në pjesën ku përmendet gazeta Nacionale dhe Periskopi.

Avokatja e Nacionales në Bosnje dhe Hercegovinë, Jovana Kisin, ka dërguar kërkesë dhe paralajmërim për padi në adresën e portalit boshnjak. Kisin ka demantuar fuqishëm lajmin, duke kërkuar publikimin e demantit dhe fshirjen e emrave të mediave.

Portali boshnjak Slobodna Bosna pasi e ka pranuar paralajmërimin për padi, i ka fshirë emrat e Nacionales dhe Periskopit nga artikullit. Si rezultat, me këtë veprim, konfirmohet sërish se ky portal nuk ka pasur as edhe një dëshmi për këtë akuzë të rëndë se “Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia”.

E gjithë pjesa ky bëhet akuzë ndaj Nacionales dhe Periskopit është zhdukur. Kjo është konfirmuar edhe nga avokatja e Nacionales, Jovana Kisin.

“Slobodna Bosna” sapo ka dërguar një link ku është evidente se pjesa e tekstit lidhur me median Nacionale është fshirë”, ka thënë avokatja e Nacionales.

Se është larguar akuza e rëndë ndaj Nacionales dhe Periskopit, shihet qartësisht në artikull.

“Siç kupton ‘Slobodna Bosna’, regjimi i Vuçiqit po shtrihet në Mal të Zi dhe Kosovë për “mbulimin” e mediave të papërshtatshme në rajon. Në fakt, pas ‘aksioneve’ në Mal të Zi, radha ka ardhur për sulmin mediatik në Kosovë, ku, siç zvulojnë bashkëbiseduesit tanë nga ai shtet, i pari në radhë ishte portali Periskopi, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiq, dhe së fundmi është përfunduar edhe transaksioni milionësh për portalin kosovar Nacionale, e cila me shkrime kritike për qeverinë e Albin Kurtit është vënë nën dispozicin të regjimit të Vuçiqit dhe ka shktaktuar zemërin mes shqiptarëve të Kosovës”, ishte artikulli i parë.

Në editimin që ka ndodhur sot, nuk përmendet askund as Nacionales, as Periskopi. Nuk përmendet as Kosova, e as akuzat ndaj Kurtit. Pra, portal boshnjak është tërhequr nga të gjitha akuzat ndaj Nacionales se kinse financohet nga Serbia. Krejt kjo, pas ndëmarrjes së hapave të nevojshëm ligjorë nga Nacionale, duke angazhuar avokat në Bosnje.

“Sipas njohurive tona, përveç një media të njohur në Sarajevë, emrin e të cilit nuk do ta zbulojmë ende, në radarin e Vuçiqit është edhe “Bosnja e Lirë”. Sipas një skenari të mirëpërcaktuar, ushtria e robotëve ka për detyrë të prishë serverët dhe të kryejë sulme në portal dhe rrjete sociale, gjë që e kemi parë të panumërt deri tani, dhe nëse ky plan dështon, ata lëvizin në përpjekje për të marrë. mbi mediat. Lexoni më shumë për mediat e marra nga regjimi i Vuçiqit së shpejti në vazhdim të hulumtimit tonë…”, thuhet në artikullin e edituar.

Përderisa portali boshnjak tashmë ka pranuar përgjegjësinë lidhur me këtë lajm skandaloz, në RTK nuk ka as edhe një masë. Lajmi i njëjtë ishte transmetuar në portalin e RTK-së, dhe më pas ishte edituar. Ishte transmetuar edhe në edicionin qendror të lajmeve.

Nacionale ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore edhe në Kosovë ndaj RTK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA, Federata…