“Slobodna Bosna” vazhdon skandalin, njëherë e hoqi, pastaj e ktheu pjesën për Nacionalen

14 gusht 2024 | 08:11

“Slobodna Bosna” fshiu pjesën ku pa as edhe një fakt të vetëm, pa asnjë të dhënë, e hiç asgjë, pretendoi se gazeta Nacionale dhe Periskopi janë të financuara nga Serbia.

Në artikullim famëkeq s’gjendej asgjëkundi më Nacionale dhe Periskopi.

E ruajtëm si tërësi artikulluar e redaktuar si “Save as PDF” që të jetë në gjendjen siç qe redaktuar, dhe siç mund të shihet, është ora 3:06 e pasdites, data 13/8/2024.

Kjo kishte ardhur në dritën e padisë për shpifje dhe lajm të rremë ndaj Nacionales, për çka edhe avokatja jonë Jovana Kisin Zagajac na konfirmoi që teksti i kontestuar është shlyer nga mediumi Slobodna Bosna “në mirëbesim”.

Kontaktuam Drejtorin e Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, se çka tash pas shlyerjes së lajmit? Si e komenton që ka transmetuar lajm të rremë në lajme të qendrore të RTK-së?

Gërvalla s’u përgjigj derisa Slobodna Bosna e riktheu pjesën për Nacionalen sërish. Koordinim?

Sa e shoh unë, nuk është edituar”, na u përgjigj në e-mail, Rilind Gërvalla.

Gazeta Nacionale po ndjek rrugët ligjore ndaj mediumit skajshmërisht kontraverz boshnajk “Slobodna Bosna” e cila mbush regjistrat e lajmeve të rreme, dezinformatave dhe manipulimeve me fakte që janë evidentuar nga kontrollues të certifikuar ndërkombëtarisht të fakteve, si “Raskrinkavanje” që është e certifikuar nga “Rrjeti Evropian i Kontrolluesve të Fakteve”, “Rjeti ndërkombëtar i kontrolluesve të fakteve” si dhe nga “Meta” që ka nën pronësi Facebook-un dhe Instagramin.

Për të treguar që është ri-edituar, vërehet që edhe emri Nacionale është bërë me “bold”,

Siç vërehet në pjesën që ka ruajtir “si PDF” Nacionale aty në orën 3:06 ku ishte shlyer pjesa për Nacionalen tregohet që në tekst është ndërhyrë “para 27 minutace”.Ndërsa tash, në pjesën e rikthyer, është ndërhyrë sërish “para 33 minutave”.

Po ashtu, edhe përgjigja e Rilind Gërvalla është para 30 minutash.

Tre minutë konsiston diferenca e ri-ndërrimti të artikullit të Slobodna Bosnës dhe kthimit të përgjigjes nga Rilind Gërvalla.

Nacionale është në pritje të komunikimit ndërmjet avokates tonë, Jovana Kisin Zagajac dhe portalin “Slobodna Bosna” kur këta të fundit i konfirmojnë që e kanë hequr pjesën e kontestuar ku përmendet emri i Nacionales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai ka lidhje të thella me Rusinë, me të kaluarën…