Ukraina njofton se i ka në kontroll 74 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë

14 gusht 2024 | 08:28

Kryekomandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, tha të martën vonë se forcat ukrainase i kanë marrë nën kontroll 74 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë.

Gjenerali Syrskiy e informoi presidentin Volodymyr Zelensky përmes një videolidhjeje, duke i treguar atij se ushtria e Kievit ka shënuar përparim në drejtime të ndryshme deri në 3 kilometra në 24 orët e fundit, si dhe ka zënë territor të ri prej 40 kilometra katrorësh.

Zelensky tha në Telegram se është në kontakt të vazhdueshëm me Syrskiyn, për të pranuar raportet nga fronti dhe nga rajoni i Kurskit. Me gjithë vështirësitë dhe betejat intensive, përparimi po vazhdon, tha ai.

“Unë u jam mirënjohës ushtarëve tanë për shërbimin e tyre heroik”, tha ai.

Më vonë, Zelensky tha në një videomesazh se qindra ushtarë rusë janë dorëzuar në duart e forcave ukrainase në rajonin e Kurskit dhe se të gjithë atyre u garantohet trajtim njerëzor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e mërkurë do të vazhdojë të mbretërojë mot shumë…