Disa fshatra në Pejë preken nga reduktimet e ujit

14 gusht 2024 | 11:05

KRU “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar për zgjerimin e hartës së reduktimeve të ujit, si pasojë e rënies së sasisë në burime.

Reduktimet e ujit do të fillojnë nga mbrëmja e sotme, në orarin 18:00 deri në 24:00, dhe do të aplikohen edhe në fshatrat Dubovë e Madhe, Ozdrim dhe Novosellë.

Ata nëpërmjet rrjetit social Facebook kanë theksuar se reduktimet do të vazhdojnë deri në njoftimin pasardhës.

“Pasojë e rënies së sasisë në burime, nga mbrëmja e sotme, me orar nga ora 18:00 deri në 24:00, fillon aplikimi i reduktimeve të ujit edhe në fshatrat Dubovë e madhe, Ozdrim dhe Novosellë, Orari vlen deri në njoftimin e radhës”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini”.

KRU “Hidrodrini” në Pejë gjithashtu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të menaxhojnë me kujdes përdorimin e ujit gjatë kësaj periudhe dhe të jenë të informuar për çdo ndryshim të mëtejshëm në orarin e reduktimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se…