Behrami e librave bestsellerë gëzon zemrat e shumë njerëzve me librin e ri

14 gusht 2024 | 11:13

Antigona Behrami, autorja e dhjetëra librave bestsellerë, është gruaja që po transformon jetën e mijëra njerëzve. Nëpërmjet ligjëratave, seancave private, librave të ndryshme, ajo po krijon shprehi të reja tek individët. Falënderimet për të, falë sukseseve të tyre të arritura, i vijnë nga e gjithë bota, nga njerëz të moshave të ndryshme dhe të profesioneve të ndryshme.

Asnjë autore e librave në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut nuk e ka suksesin e Antigona Behramit, e cila, me libra me përmbajtje psikologjike, po ndryshon stilin e jetës së njerëzve dhe konceptin e të menduarit dhe të vepruarit. Secili libër i saj brenda pak muajve është bërë bestseller, pasi që janë shitur mijëra kopje të tyre. Mijëra mesazhe urimi dhe falënderimi i dërgojnë ata që i kanë lexuar librat e saj, të cilat kohë pas kohe i publikon në rrjete sociale.

Behrami këtë javë ka dorëzuar në shtyp edhe dy libra të tjera, të cilët nga botuesi do t’i dorëzohen të shtunën. Porosia e klientëve për t’i pasur këta dy libra, edhe shumë të tjerë të saj, ka nisur mbrëmë, sapo në llogaritë në rrjete sociale janë publikuar kopertinat e librave.

Behrami për gazetën “Epoka e re” ka dhënë këtë deklaratë: “Dy libra i kam dorëzuar në shtyp këtë javë. Ato do të më vijnë të shtunën. Njerëz nga e gjithë bota, kryesisht shqiptarë, mbrëmë vonë dhe sot deri në orët e mëngjesit kanë bërë porosi të qindra kopjeve të librave. Porositë e tyre po vazhdojnë edhe në këtë mëngjes. Po më lumturojnë kërkesat e tyre, sepse gjithë ata njerëz po më bindin se po kërkojnë ndryshim të jetës, të mendimit dhe të veprimit. Dhe për sa kohë që jam në këtë botë, unë do të jem krah tyre. I dua dhe i falënderoj secilën dhe secilin që më ka uruar për botimin e librave dhe secilën dhe secilin që dëshiron të pajiset edhe me dy librat e mi të fundit”.

Behrami, në llogaritë e veta në rrjete sociale, ka shpërndarë edhe këtë shënim për librin “Krijojeni paradigmën për paratë”: “Të dashurit e mi, më në fund, pas shumë angazhimeve për botimin e këtij libri, erdhi koha t’i shpreh edhe këto këshilla për ju: Sapo ta ndryshoni mënyrën sesi i shikoni gjërat përreth jush, do të vëreni sesi ndryshoni jeta juaj. Shumë prej jush tashmë janë bindur: se vetë njeriu është autor i shëndetit, i suksesit, i dështimit, i sëmundjes së vet… Ka vite që ju them, se nëse dëshironi sukses, shëndet të mirë, dhe të mos vuani nga asgjë, ndryshojeni paradigmën e vjetër me të renë. Ky ndryshim është i lehtë sepse Universi është i përjetshëm. Ai nuk jeton për vete. Ai vazhdimisht u jep të tjerëve çfarëdo që i kërkojnë. Ju e dini se gjërat më të bukura në jetë nuk shihen me sy, por ndihen me zemër, se disiplina fillon me zotërimin e mendimeve. Nëse nuk kontrolloni atë që mendoni, nuk mund të kontrolloni atë që bëni. Më tutje, Universi ua zbulon sekretet e veta atyre që e ndjekin zemrën e vet. Bëhuni ju një prej shumë njerëzve që merr një veprim të dobishëm për të mirën tuaj, të familjes suaj, të rrethit shoqëror. Është koha të bëni disa zgjedhje më të mira me mësimet dhe praktikat e këtij libri. Rrugë të mbarë e sukses pa fund!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olta Gixhari është duke shkëlqyer në rrjetet sociale me aktivitetin…