Albin Berisha transferohet te Hansa Rostock

14 gusht 2024 | 11:23

Sulmuesi kosovar, Albin Berisha ka kompletuar transferimin e tij nga Petrolul Ploiesti te Hansa Rostock. Nga Rumania në Gjermani. Albin Berisha ka ndryshuar ambient pas vetëm gjashtë muajve të kaluar në Superligën e Rumanisë.

Sot (e mërkurë) është konfirmuar transferimi i tij te klubi i njohur, Hansa Rostock, i cili bën gara në Bundesliga 3. Është vet faqja zyrtare e klubit gjerman që ka konfirmuar transferimin e ish-yllit të Ballkanit.

“FC Hansa Rostock ka nënshkruar me një tjetër nënshkrim të ri, Albin Berisha. Sulmuesi vjen nga Kosova dhe po zhvendoset në bregun e Detit Baltik nga klubi rumun i Superligës, Petrolul Ploiesti, për të cilin luan që nga shkurti i vitit 2024”, thuhet në njoftim. Klubi gjerman ka njoftuar gjithashtu se Berisha do ta mbajë fanellën me numër 9.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe fituesi…