ASK-ja: Rritet indeksi i qarkullimit të industrisë

14 gusht 2024 | 13:19

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se është rritur indeksi i qarkullimit të industrisë.

“Në muajin janar të vitit 2024, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë kishte rritje për 2.5 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (janar 2023)”, ka njoftuar ASK-ja.

Ndërsa sipas ASK-së, ulje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse për -19.24 për qind.

“Në muajin janar të vitit 2024, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ujë dhe avull të kondicionuar kishte rritje për 2.81 për qind, ndërsa ulje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse (minierat dhe guroret) për -10.9 për qind. Në muajin janar të vitit 2024, indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve kishte rritje në sektorin e industrisë përpunuese për 18.81 për qind, ndërsa rënie kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse (minierat dhe guroret) për -9.52 për qind”, ka njoftuar ASK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës ka shpallur konkurs për organizimin…