Vullnetarja e Olimpiadës gjendet e vdekur pas ceremonisë së mbylljes

14 gusht 2024 | 13:50

Lojërat Olimpike janë një arsye për festë, gëzim dhe unitet. Por, ndonjëherë ndodhin gjëra të papritura dhe të trishta. Dhe pikërisht një episod i tillë ndodhi në Paris: një grua e akredituar si vullnetare në Stade de France, e cila u zhduk pasi mori pjesë në ceremoninë e mbylljes, u gjet e vdekur këtë të martë në shtëpinë e shoqëruesit të saj.

Logjikisht, ai u arrestua nga policia, siç raporton agjencia franceze e lajmeve ATP, duke cituar disa burime policore. Rrethanat e vdekjes, aktualisht, duhet të vërtetohen nga hetuesit. Nga hetimet u konstatua se viktima ishte parë për herë të fundit rreth orës një të mëngjesit, të hënën, në bulevardin Ney. Katër orë më vonë, familja e gruas së zhdukur njoftoi hetuesit se kishte marrë një mesazh nga një i njohur, ku thuhej se shoqëruesi i kësaj të fundit kishte bërë “një marrëzi”. Policia shkoi në shtëpinë e shoqëruesit të gruas në lagjen 18, rreth orës 01:45, dhe aty zbuloi trupin e pajetë të viktimës, me një mavijosje në mollëz dhe “gjak në qafë”.

Burri, i cili ndodhej pranë viktimës , u ndalua menjëherë. Rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe inkurajimi dhe mbështetjeje për miqtë dhe familjarët e viktimës. “Një hetim për akuzën e vrasjes me dashje i është besuar rrethit të dytë të policisë gjyqësore të Parisit (PDJ) pas zbulimit të trupit të pajetë të një të reje, 21 vjeçe, në një apartament në lagjen 18”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë…