Ceferin i kërkon Ademit që UEFA të jetë e informuar për çdo ndryshim në futbollin kosovar

14 gusht 2024 | 18:20

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Varshavë të Polonisë, ku sonte do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës, në mes të Real Madridit dhe Atalantas.

Ai u takua me kryetarin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin, ku bisedua rreth zhvillimeve në futbollin kosovar.

Ademi e njoftoi kreun e futbollit evropian, me ndryshimet ligjore që janë bërë.

Ndërkaq Ceferin kërkoi nga presidenti i FFK-së, që ta informoj atë për çdo ndryshim që bëhet në futbollin e Kosovës.

“Gjithashtu, presidenti Çeferin bëri të ditur se në momentin e ardhjes së ekipit të administratës së UEFA-s për organizimin e mbledhjes së Komitetit HatTrick, do të dërgohen edhe zyrtarë të cilët do të shqyrtojnë këto zhvillime, por edhe projektet e reja në futbollin kosovar”, tha Ademi.

“Presidentit Çeferin i shpreha mirënjohen dhe falënderimet e përzemërta për mbështetjen e madhe që i jep futbollit të Kosovës, me besim të plotë se partneriteti ynë do të vazhdojë të japë frytet e duhura”, deklaroi numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se…