Real Madridi fiton Superkupën e Evropës

14 gusht 2024 | 22:56

Real Madrid ka fituar Superkupën e Evropës, pasi ka mundur Atalantën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Varshavës.

Madrilenët triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 kundër bergamaskëve. Pjesa e parë u mbyll në barazim, teksa dy golat e sfidës u shënuan në 45 minutat e dyta.

Të parin, e realizoi Federico Valverde në minutën e 59-të. Vetëm 9 minuta më pas, rrjetën e tundi Kylian Mbappe, i cili dyfishoi rezultatin.

Francezi 25-vjeçar shënoi në debutimin e tij me fanelën e “Los Blancos”. Kjo është hera e gjashtë që Real Madrid fiton trofeun e Superkupës së Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brajan Gruda edhe zyrtarisht është futbollist i Brightonit të Premier…