Në festën e Zojës së Madhe në Viti, sot merr pjesë edhe Osmani

15 gusht 2024 | 08:28

Duke filluar nga ora 11:30, sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në festën e Zojës së Madhe në Letnicë të Vitisë.

Paraprakisht, e para e shtetit do të zhvillojë takim me kryetarin e komunës Sokol Haliti, me ftesën e të cilit ajo merr pjesë në këtë manifestim, njoftojnë nga presidenca.

Takimi do të mbahet në zyrën e kryetarit Haliti në orën 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e ish-kryetarit të PDSh-së…