Rusia dhe Serbia, fushatë të ashpër me lajme të rreme për hapjen e Urës së Ibrit

15 gusht 2024 | 09:00

Hulumtuesi në Hibrid.Info, Festim Rizanaj, ka folur për narrativat e krijuara së fundi në Kosovë e Serbi, pas planeve të qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit.

Rizanaj e përmendi narrativën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se më 14 ose më 15 gusht do të hapet ura me “dhunë dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët po synohet të krijohet një subjekt i ri politik në veri për t’i udhëhequr serbët atje”.

“Po ashtu, edhe shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, reagoi për këtë iniciativë, ku tha se Kurti me çdo kusht po synon që të nxis konflikt ndëretnik me hapjen e urës. E ndërlidhi me barrikadat e vitit 2014 dhe ‘Parkun e Paqes’”.

“Njëkohësisht ka pasur edhe narrativa të tjera, ku edhe Aleksandar Vulin, ka thënë se është momenti kritik që të bëhet një lëvizje e tillë drejt veriut, sepse tha se Universiteti i Mitrovicës së Veriut tha se ka 8 mijë studentë, janë në pushim dhe tha se ata e kanë ruajtur urën”, tha Rizanaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Më tej, ai përmendi edhe raportimet e mediave serbe, ku tha se në to është proklamuar se Kurti po provokon një konflik ndëretnik dhe po tenton që ta fus Serbinë në një konflikt me KFOR-in.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërcënimet, madje edhe sulmet fizike nga pacientët, po bëhen të…