Osmani: Gjatë vizitës sime në ShBA s’kam parë kundërshtime për hapjen e urës, Stano s’e pyet Serbinë kur kalon urat në shtetin e tij

15 gusht 2024 | 11:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimeve që i ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kanë qenë kundër hapjes së Urës së Ibrit por që kanë kërkuar koordinim.

Gjatë vizitës në Komunën e Vitisë, e para e shtetit ka thënë se ShBA-ja ka kërkuar që bashkërisht të ulën dhe të krijojnë një plan të zbatimit për hapjen e kësaj ure.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Ne nuk kemi arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se për hapjen e urës nuk duhet të pyetet Serbia, ndërsa ka thënë se as zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nuk e pyet Serbinë kur i kalon urat në shtetin e tij. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka vlerësuar se…