Mbappe: Mund të shënoj 50 gola në sezon

15 gusht 2024 | 11:38

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Real Madrid. Në ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e “Los Blancos”, Mbappe realizoi gol dhe fitoi trofeun e Superkupës së Evropës, në ndeshjen ndaj Atalantës.

“Kur thua Real Madrid, thua trofe. Është klubi më i mirë në botë”, u shpreh francezi 25-vjeçar pas përfundimit të ndeshjes. Mbappe thotë se nuk ka limite dhe mund të shënojë 50 gola në sezon. “Ne jemi në Real Madrid, nuk kemi kufi, unë nuk kam kufi. Nëse mund të shënoj 50 gola, janë 50. Por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe të përmirësohemi si ekip, sepse do të fitojmë si ekip”, ka shtuar Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimeve…