Ramosaj nga liqeni i Radoniqit i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit: Hajde notoni argatë të dreqit

15 gusht 2024 | 11:46

Në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) së fundi ka pasur një debat të ashpër fjalësh.

Madje nga të dyja anët shpesh herë kanë kaluar edhe deri në ofendime.

Madje së fundi një deklaratë e bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në lidhje me atë që ka thënë ambasadori amerikan se me hapjen e urës së Ibrit në këto momente rrezikohen ushtarët amerikane, ka pasur reagime të shumta nga Vetëvendosje.

Por siç duket kësaj “valle” tashmë i është futur edhe kryetari i Deçanit nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj.

Ai ka publikuar disa fotografi mbi liqeni i Radoniqit, derisa pjesëtarët e LV-së dhe të qeverisë i ka qujatur “argatë të dreqit”.

“Nër hije, mbi ujë e dielli sipër neshë! N’Radoniq jam! ‘Përfundi’ këtij uji ka diçka që e dinë vetëm ata që s’lanë gjë pa bërë kundër lirisë e pavarësisë së shtetit tonë! Nejse kundër UÇK-së, janë kanë bukur do, po e kanë humbë luftën! Me thonë trup e pa hile, Ramushi është pak më i madh se UÇK-ja! ‘Hajde notoni’ argatë të dreqit!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Ky reagim në lidhje me Radoniqin erdhi pas deklaratës së Dejona Mihalit, që fliste për Radoniqin e Haradinajn në vitin 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe e nisi në mënyrën më…