Prishtinës po i shtohet një park i ri argëtues, Prishtina Park

15 gusht 2024 | 12:23

Hapja e Prishtina Park bëhet me datë 23 gusht – Rrota e Ferisit, Rollar Coster, Pendola, Hovercrafts e shumë befasi tjera

Prishtinës po i shtohet një park i ri argëtues, Prishtina Park, i vetmi i këtij lloji në rajon i cili do të jetë funksional në çdo stinë të vitit. Rrota e Ferisit, Rollar Coster, Pendola, Hovercafts janë katër nga 12 atraksionet tjera të sjella nga Italia të përshtatshme për fëmijë dhe të rritur. Hapja e këtij parku do të bëhet me datë 23 gusht. Do të jenë gjithsej 12 atraksione por 4 më të mëdhatë dhe më interesantet janë: Rrota e Ferisit, Rollar Coster, Pendola dhe Hovercrafts në një stazë unike dhe të veçantë. Mirëpo do të ketë edhe atraksione tjera edhe për fëmijë dhe të rritur. Siguria është në nivel të lartë ngase të gjitha atraksionet dhe lojërat janë nga Italia dhe do të menaxhohen nga ekipa italiane të cilët kanë përvojë të gjatë në këtë fushë. Përveç pjesës argëtuese Prishtina Park do ta ketë edhe fushën e gastronomisë ku do të ofrohet mundësi për të shijuar ushqim dhe pije. Do të jetë edhe një pjesë e veçantë e parkut ku do te këtë edhe organizim të ngjarjeve interesante duke ja përshtatë sezonave. Ndërsa çmimet për ti shijuar këto lojëra do të jenë shumë të arsyeshme për ekonominë e Kosovës, duke filluar nga 1 euro deri në maksimum 5 euro. Synimi është që ky park të jetë aktiv në të gjitha sezonat, p.sh. gjatë dimrit shtohet disa nga lojërat që janë të përshtatshme për këtë sezonë, siç është patinazhi dhe jo vetëm sepse do të ketë edhe atraksione tjera që do të jenë interesant që do të shpalosen gradualisht. Lokacioni i Prishtina Park është prapa Prishtina Mall.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18 milionë e 400 mijë euro është vlera e tenderit…