Kane: Duhet ta rikthejmë Bayernit te fitoret e trofetë

15 gusht 2024 | 12:43

Sulmuesi i Bayern Munchen, Harry Kane, mezi po e pret startin e sezonit të ri. Ai është rikthyer së fundi në radhët e gjigantëve “bavarezë”, pas përfundimit të pushimeve të tij (mbas Kampionatit Evropian). Bayern Munchen kaloi një përvojë me të cilën nuk ishte mësuar. Në sezonin 2023-2024 nuk fitoi dot asnjë trofe midis atyre që ishin në dispozicion.

“Dua të vazhdoj të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin. Një gjë është e qartë: ne duhet ta kthejmë Bayernin në rrugët e fitoreve”, ka thënë Kane për “Bild”.

Ndërkohë, Bayerni do të përballet me SSV Ulm në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë dhe Kane po “vë bast” gjithçka për trajnerin e ri, Vincent Kompany: “Jam shumë i emocionuar të shoh se si do të shkojë me trajnerin e ri, si do të luajmë. Do të kemi shumë raste për të shënuar, kjo është mënyra perfekte për të luajtur, siç e shoh unë. Padyshim që do të ketë më shumë punë, e vura re që në 10 minutat e para kundër Tottenhamit. Ishin 10 minuta shumë të vështira, por më pëlqen ky intensitet, më pëlqen ta fitoj topin sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stafi në një kafene në Cornwall tha se ata mbetën…