Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dënon deklaratat pas heqjes së të bronztës ndaj amerikanes, Chiles

15 gusht 2024 | 13:16

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dënuar “deklaratat e egra” se ishte e njëanshme në vendimin e saj për të mos rishqyrtuar heqjen e medaljes së bronztë olimpike ndaj gjimnastes amerikane Jordan Chiles.

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (Fig) e përmirësoi Ana Barbosu të Rumanisë nga vendi i katërt në të tretin në finalen e femrave në “Paris 2024” pas një vendimi të gjykatës. Gjykata pranoi një apel nga Komiteti Olimpik Rumun se një sfidë e paraqitur nga ekipi i ShBA-s për rezultatin e Chiles ishte jashtë kufirit të një minute dhe duhet të shpërfillet.

USA Gymnastics u përpoq që gjykata  të rishqyrtonte vendimin e saj, duke u mbështetur në prova të reja duke u bazuar në video që thanë se e vërtetonin se sfida ishte bërë në kohë. Por të hënën, ajo zbuloi se kërkesa ishte refuzuar. Por të mërkurën, gjykata i publikoi arsyet me shkrim për vendimin e tij për të mos rishqyrtuar vendimin. “Gjykata dënon deklaratat skandaloze të publikuara në disa media amerikane që pretendojnë se paneli, dhe veçanërisht kryetari i tij, ishte i njëanshëm për shkak të angazhimeve të tjera profesionale ose për arsye kombësie”, tha ai. “Pasi që asnjëra nga palët e përfshira në këtë rast nuk ka kundërshtuar asnjë anëtar të panelit gjatë procedurës, me arsye mund të supozohet se të gjitha palët ishin të kënaqura që rasti i tyre të shqyrtohej nga ky panel. Çdo kritikë e mëvonshme është e pabazë apo e pa meritë”, thuhet në reagim, shkruan BBC,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një dekoratë nga kryetari i…