Osmani merr dekoratë nga Haliti gjatë vizitës në Viti

15 gusht 2024 | 13:13

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një dekoratë nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës së saj.

Në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Vitisë është thënë se Osmani dhe Haliti e kanë vizituar edhe obeliskun para objektit të Komunës së Vitisë të ish-sekretares amerikane Medeline Olbrigt dhe shtatoren e Nënës Terezë.

Haliti, në këtë takim e ka njoftuar presidenten me zhvillimet aktuale në këtë komunë, projektet që janë duke u realizuar si dhe me sfidat dhe të arriturat e gjithëmbarshme.

Ndërsa presidentja Osmani e ka falënderuar Halitin për ftesën që ta vizitojë Vitinë dhe ka shprehur kënaqësinë për të  arriturat në Komunën e Vitisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë 458 tiketa…