Klinaku për arratisjen e Ramadanit: Deshën kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar Serbi

15 gusht 2024 | 14:03

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramdani është arratisur nga burgimi shtëpiak në Maqedoni të Veriut.

Ai ka bërë me dije se Ramadani është arratisur pasi drejtësia maqedonase kishte vendosur për rikthimin e tij në paraburgim me qellim që të ekstradonte në Serbia.

Klinaku ka shkruar në “Facebook” se pushteti i ri në Maqedoni, i cili është ndihmuar nga Albin Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së.

“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë. Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit. Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë luajtur të…