Kryeministri Rama përgëzon ekipin olimpik për suksesin historik

15 gusht 2024 | 15:18

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka pritur ekipin olimpik të Shqipërisë, i cili mori pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Shqipëria i fitoi dy medaljet e para olimpike në histori falë mundësve të natyralizuar, Chermen Valiev e Islam Duadev.

Rama i përgëzoi sportistët për paraqitjet në Olimpiadë duke besuar se edhe në të ardhmen Kuqezinjtë do të tregohen të suksesshëm në Lojëra Olimpike, duke e shprehur gatishmërinë e tij për ta dhënë kontributin në zhvillimin e sportit shqiptar, prej nga edhe mund të vijnë më pas sukseset e reja.

“Suksesi historik i ekipit olimpik shqiptar me sportistët Chermen Valiev dhe Islam Duadev në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, fryt i punës së palodhur dhe sakrificës së tyre në radhë të parë, por dhe trajnerëve, federatës, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare, me sistemin e shpërblimeve për fituesit e medaljeve olimpike dhe trajnerët e tyre që është më i miri në të gjithë rajonin. Tanimë prej kohësh janë vendosur me vendime qeveria shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët e tyre, duke u dhënë sportistëve tanë një motivim më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt majave më të larta të sportit botëror”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se brenda 24…